Kamenicasi Yll Kallaba detyron Facebook të arnojë platformën e saj per kodin +383 - LexoLajme
Teknologji

Kamenicasi Yll Kallaba detyron Facebook të arnojë platformën e saj per kodin +383

Facebook gjatë këtij viti ka përfshirë edhe Kosovën për verifikimin e numrit të logarisë private përmes SMS.

Mirëpo për zhvilluesit e aplikacioneve dhe softwerit problemet vazhduan edhe më tutje.

Një ndër ta është edhe Yll Kallaba nga Kamenica i cili është duke zhvilluar një sistem diçka të ngjashëm me Uber për Kosovën

„Tani jam ë fazën testuese të aplikacionit të rrjetit të taksive në Kosovë që pritet të lansohet së shpejti. Gjatë testimit të aplikacionit e kuptova se Facebook kishte „harruar“ ta përfshijë kodin +383 në platformen e saj të zhvillimit SDK për Web, IOS dhe Android.“

Ylli për Tvkamenica bën të ditur se kishte raportuar këtë „bug“ tek Facebook me 28 Mars tëkëtij viti dhe që sot ka marrë përgjigjje pozitive nga Facebook se problemi tani është eliminuar për platforën e zhvillimit web-based SDK.Facebook në përgjigjen e kthyer Yllit po ashtu kishte theksuar se arnimi i problemit për IOS dhe Android do të adresohet në lëshimet e ardhshme të SDK-ve nga Facebook.

Vlen të theksohet se kodi shtetëror që buroi nga marrëveshja e arritur në dialogun Kosovë-Serbi u prit me entuziazëm, dhe u konsiderua si fitore nga Qeveria e Kosovës, sipas të cilës konfirmon shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Që nga ajo kohë ishte paralajmëruar një periudhë në maksimum 18 muaj për ‘migrimin’ e sim-kartelave vendore në kodin e ri nga kodet ekzistuese +377 (e përdorur nga Vala) dhe +386 (e përdorur nga IPKO) dhe edhe më pak se kaq për zhdukjen e kodit për telefoni fikse +381

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top

Duke vazhduar ta përdorni portalin tonë, ju pranoni përdorimin e "Cookies". Për më shumë

Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cokies” në potalin tonë që do e rregullon eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë edhe përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.

Close