Mbërrin trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, mes lotëve e presin në Rinas prindërit, gruaja dhe djali - LexoLajme
Lajme

Mbërrin trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, mes lotëve e presin në Rinas prindërit, gruaja dhe djali

Ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë e major Klodian Tanushit. Avioni me arkivolin e Tanushit sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit.

Në aeroport për të pritur trupin ishin, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçkau, prindërit, bashkëshortja, djali dhe kolegët. Ndërsa u zhvillua ceremonia në nder të ushtarakut shqiptar që ra në krye të detyrës.

Po ashtu Tanushi u përcoll sot me nderime nga grup Batalioni në Letoni. Pas ceremonisë në Rinas, trupi i ushtarakut do të përcillet pranë banesës në zonën e Linzës në kryeqytet. Ndërkaq, homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Major Klodian Tanushi, la pas tre fëmijë ai ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i pla.gosur rëndë nga shpërth.imi i një mine në një bazë ushtarake. Po ashtu në këtë incident tragjik humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si dhe u pla.gos reshter Julian Kapaj.

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top

Duke vazhduar ta përdorni portalin tonë, ju pranoni përdorimin e "Cookies". Për më shumë

Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cokies” në potalin tonë që do e rregullon eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë edhe përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.

Close