Parashikimi motit :Temperaturat ulen në vendin tonë, nis bora… - LexoLajme
Lajme

Parashikimi motit :Temperaturat ulen në vendin tonë, nis bora…

Parashikimi motit :Temperaturat ulen në vendin tonë, nis bora…

Kjo është fundjava e fundit me temperatura të larta, që në fakt ashtu siç e kanë përcaktuar edhe sinoptikanët kanë qenë temperatura të pazakonta gjatë gjithë muajit Tetor.

Duke filluar nga e hëna, temperaturat do të ulen me rreth 7 gradë. Madje në ditë të veçanta nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

“Pritet të kemi një rënie me 2-3 gradë ditën e diel, ulje e ndjeshme pritet të hënën, të martën kryesisht në vlerat maksimale që ishin 28-29 gradë, do të jetë 20-21 gradë”.

Por cilat janë ditët që vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut?

“Duke filluar që nga dita e hënë, ku pritet që pjesa më e madhe e territorit do të rrezikohet nga vranësira dhe shira, situatë që do të vijojë edhe të martën. Do kemi një ndërprerje ditën e mërkurë, për t’u rikthyer të enjten dhe gjithë javën tjetër”, tha sinoptikania per Klan.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ulëtaa që do të përfshijnë gjithë vendin do të shoqërohen edhe me reshje dëbore.

“Java tjetër sidomos e hëna gjatë natës dhe e marta do të rrezikohet nga reshje dëbore në majat e maleve”. Edhe pse muaji Tetor po mbyllet me temperatura të ulëta, Nëntori sjell temperatura më të larta se vlerat normale.

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top

Duke vazhduar ta përdorni portalin tonë, ju pranoni përdorimin e "Cookies". Për më shumë

Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cokies” në potalin tonë që do e rregullon eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë edhe përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.

Close