Adnan Januzaj bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” - LexoLajme
Sport

Adnan Januzaj bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”

Futbollisti i njohur kosovar që luan për Kombëtaren e Belgjikës, Adnan Januzaj, së fundmi është kthyer në Kosovë.

Teksa është takuar me familjarët dhe njerëzit e tij të afërt në vendlindje, Januzaj nuk ka hezituar të bëjë vizita edhe në disa prej vendeve më historike të Kosovës.

Gjatë ditës së premte, futbollisti shqiptar vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skënderajt.

Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqej teksa bënte homazhe te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ai kishte shkruar “Respekt” në mbishkrimin e fotografisë, teksa në një imazh tjetër është fotografuar në shiritin ku citoheshin fjalët: “Jemi gjaku që ndjejmë në vena, jemi fryma që ne gëzojmë”.

Përndryshe Adnan Januzaj është i lindur dhe rritur në Bruksel të Belgjikës, por pavarësisht kësaj është shumë i lidhur me rrënjët e tij, Kosovën.

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top

Duke vazhduar ta përdorni portalin tonë, ju pranoni përdorimin e "Cookies". Për më shumë

Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cokies” në potalin tonë që do e rregullon eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë edhe përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.

Close