Ky është kamerieri kosovar që Clinton tha se i ra në gjunjë për ta falënderuar - LexoLajme
Lajme

Ky është kamerieri kosovar që Clinton tha se i ra në gjunjë për ta falënderuar

Arben Hysenaj nga Katundi i Ri i Pejës është kosovari të cilin ish-presidenti amerikan, Bill Clinton e përmendi sot gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Clinton ka përmendur disa gjëra të mrekullueshme që i kanë ndodhur, e në mesin e tyre ka veçuar edhe momenti kur në një hotel, Arben Hysenaj i kishte rënë në gjunjë për t’iu falënderuar.

“Qe 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në New York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi. Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton i emocionuar.

Arben Hysenaj punon në “The Sea Fire Grill”, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai kishte arritur ta realizonte këtë fotografi me presidentin Clinton më 17 shkurt të këtij viti, në 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës./Insajderi com

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top

Duke vazhduar ta përdorni portalin tonë, ju pranoni përdorimin e "Cookies". Për më shumë

Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cokies” në potalin tonë që do e rregullon eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë edhe përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.

Close