Pamje të bëra 20 vjet më parë: Kur oficeri i NATO-s u jep 30 minuta afat forcave serbe, për t’u larguar nga Prizreni (Video) - LexoLajme
Lajme

Pamje të bëra 20 vjet më parë: Kur oficeri i NATO-s u jep 30 minuta afat forcave serbe, për t’u larguar nga Prizreni (Video)

Kosova është duke shënuar 20 vjetorin e çlirimit të saj, përkatësisht futjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Një veprim i tillë i aleatëve, kishte ardhur pas sul meve ndaj caqeve serbe, sul me që kishin zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe lu ftës së UÇK-së, të cilat kishin sjellë edhe atë që njihet si Marrëveshja e Kumanovës.

Kështu, për të kujtuar këtë ditë të shënuar, këto ditë në Kosovë kanë ardhur edhe njerëzit kryesorë që kishin marrë një vendim të tillë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, ish-shefi i NATO-s, Wesley Clark dhe jo vetëm.

Dhe kur flasim për ato ditë, nuk mund të harrojmë edhe momentin kur një oficer i NATO-s u kishte dhënë 30 minuta afat, forcave serbe për t’u larguar nga Prizreni.

Bëhet fjalë për një video të publikuar në rrjetet sociale, ku thuhet se shihet momenti i futjes së forcave të NATO-s në Prizren – më 13 qershor 1999.

Siç shihet aty, në një moment, një ushtar, me gjasë ndonjë oficer gjerman i NATO-s u jep afat forcave serbe që të largohen nga Prizreni.

Dhe afati për largim nuk është hiq më i gjatë se 30 minuta.

Madje, pas një bisede, ai ua rikujton atyre se “tanimë u kanë mbetur vetëm edhe 28 minuta”. /Telegrafi/

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top

Duke vazhduar ta përdorni portalin tonë, ju pranoni përdorimin e "Cookies". Për më shumë

Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cokies” në potalin tonë që do e rregullon eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë edhe përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.

Close