E fundit: Shkrumbohet Evropa, dy të vd.ekur, kafshët po di.gjen të gjalla - LexoLajme
Bota

E fundit: Shkrumbohet Evropa, dy të vd.ekur, kafshët po di.gjen të gjalla

Autoritetet në Francë e kanë lëshuar alarmin e kuq për motin e nxehtë për herë të parë në histori të këtij vendi pasi në pjesën jugore të saj u regjistruan temperatura mbi 45 gradë.

Shërbimi kombëtar i motit e ngriti nivelin e alarmit nga ngjyra e portokalltë në të kuqe për rajonet Herault, Gard, Vaucluse dhe Bouches-du-Rhone, duke thënë se të gjithë qytetarët duhet të kenë kujdes nga kjo gjendje, përfshirë edhe ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Zyrtarët dhanë paralajmërime edhe gjatë të dielës, duke paralajmëruar se gjendja mund të rëndohet edhe më shumë pasi vapa me prejardhje nga Saharaja pritet ta arrijë kulmin të hënën.

Përndryshe, shumë ferma kafshësh janë përfshirë nga flakët në Spanjë. Gjendja është më e rëndë në rajonin e Katalonjës, ku shumë kafshë janë dj.egur për së gj.alli nga zja.rret e dala nga kontrolli.

Zj.arre në natyrë janë përhapur edhe në Greqi dhe Gjermani. Evropa po përballet me temperaturat më të larta që janë regjistruar ndonjëherë në muajin qershor. Rekordi i temperaturës më të lartë për këtë muaj është thyer të mërkurën në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke.

Në Itali, dy persona të moshuar kanë vd.kur nga vapa, ndërsa shtatë qytete të këtij vendi e kanë lëshuar alarmin e kuq për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top

Duke vazhduar ta përdorni portalin tonë, ju pranoni përdorimin e "Cookies". Për më shumë

Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cokies” në potalin tonë që do e rregullon eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë edhe përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.

Close