Si ndodhi vd.ekja tragjike e dy të rinjve në autostradë, familjarët e vikt.imave rrëfejnë rastin - LexoLajme
Lajme

Si ndodhi vd.ekja tragjike e dy të rinjve në autostradë, familjarët e vikt.imave rrëfejnë rastin

Nga një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” kanë mbetur të vde.kur dy të rinj, njëri 25 vjeçar e tjetri 20, raporton T7

Minutat e para të së shtunës në këtë vend kundër rregullave të komunikacionit ishte ndalur një autobus.

Nga ai mjet kishin zbritur Arianit Bytyqi e Gentrit Gallopeni.

Por ky moment doli të jetë tr agjik për dy të rinjtë.

Ata gjetën vde.kjen në urën e njëmbëdhjetë të autostradës “Ibrahim Rugova” gjegjësisht në segmentin Duhël – Suharkë.

Të ndjerët ishin duke punuar për kompaninë e udhëtimit “Sharr Travel”, Arianiti (25-vjeçar) ishte shofer, e Gentriti (20-vjeçar) konduktor.

Menjëherë pas kësaj ngjarje këtu dolën organet e rendit.

Ndërkohë, kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tregon se si kishte ndodhur ngjarja .

Me sqarimin e rrethanave të këtij rasti po merret edhe polica.

Togeri Shaban Osmanollaj bën me dije se dy shofer të kompanisë janë në mbajtje.

Mëngjesi i së premtes ishte i kobshëm për familjen Bytyqi.

Kjo shtëpi ka hapur të pamën për djalin e tyre të vetëm, Arianitin, që vd.iq aksidentalisht.

Babi i tij, Kadri Bytyqi, thotë se djali i tij ka një vit që punon në “Sharr Travel”.

Ai tregon se me rrogën që merrte mezi mbante veten.

Në anën tjetër, miku i Arianitit e përshkruan të ndjerin si njeri të urtë, i cili e ka bërë punën pa ankesa e me qejf.

Ditë zie kanë edhe familja Gallopeni nga fshati Doberdelan i Suharekës.

Djali i tyre ka punuar më shumë se dy vite në kompaninë “Sharr Travel”.

Prapa kamerave familja e të ndjerit kanë thënë se Gentriti nuk ka pasur asnjë problem me kompaninë.

Në anën tjetër, T7 ka kontaktuar kompaninë “Sharr Travel”, por e njëjta nuk ka pranuar të flasë për rastin.

Megjithatë, përmes rrjetit social Facebook kanë shprehur ngushëllime për familjet e vikti.mave.

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top

Duke vazhduar ta përdorni portalin tonë, ju pranoni përdorimin e "Cookies". Për më shumë

Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cokies” në potalin tonë që do e rregullon eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë edhe përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.

Close