Tragjike: Një kokërr qershie i merr jetën foshnjës 16 muajsh - LexoLajme
Lajme

Tragjike: Një kokërr qershie i merr jetën foshnjës 16 muajsh

Vde.s fëmija 16 muajsh nga Pakistani rrugës për në spital.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 21. 30 në shërbimin Pediatrik në QSUT. Mjekët e urgjencës së QSUT tentuan menjëherë oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale por pa mundur ta rikthejnë në jetë.

Shkaku i vde.kjes së fëmijës mësohet të jetë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie

Burime për “News 24” thanë se familja pakistaneze kishte mbetur në trafik për minuta të tëra në rrugën që të shpie drejt urgjencës pediatrike dhe asnjë automjet nuk hapte rrugën, ç’ka ka detyruar dy prindërit t’i drejtohen për ndihmë patrullës së forcave Shqiponja.

Vetëm pasi automjeti i policisë ka ndezur fenelinat është mundësuar hapja e rrugës por më kot.

Burime nga QSUT pohojnë se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë, ç’ka ka mundësuar mjekët të japin ndihmën e parë në kohë. Prindërit e fëmijës me origjinë pakistaneze jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri.

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top

Duke vazhduar ta përdorni portalin tonë, ju pranoni përdorimin e "Cookies". Për më shumë

Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cokies” në potalin tonë që do e rregullon eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë edhe përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.

Close